MOST-deri të shtunën tjetër mund të paraqiten vëzhguesit

Më së voni deri më 2 mars, të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten në zyrat rajonale të Asociacionit qytetar MOST si kandidat për ti vëzhguar zgjedhjet lokale 2013.

Asociacioni qytetar ‘MOST’, informon se në këto zgjedhje do të angazhohen 3.500 vëzhgues në gjithë territorin e Maqedonisë.

Qëllimi i Asociacionit ‘Most’ është organizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike.

Zyrat e MOST-it, janë të hapura çdo ditë prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa informacionet kontaktuese për zyrat rajonale të interesuarit mund ti marrin këtu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button