Rusi-Shqipëri rrugë që bashkohen sërish

Rusia dhe Shqipëria janë në kërkim të mundësive për të koordinuar veprimet e tyre në arenën ndërkombëtare. Ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Sokol Gjoka në një artikull të “Voice of Russia” citohet të ketë thënë se rezultatet e vitit 2012 në lidhje me bashkëpunimin e dy vendeve ishin të kënaqshme.

Por ai ka theksuar mungesën e investimeve ruse në Shqipëri edhe pse vitin e fundit kompani të mëdha si “RusGirdo”, “Lukoil” dhe “Gazoprom”, u interesuan për privatizimet në fushën e energjisë.

Vitin e kaluar është krijuar grupi ndër parlamentar për dy vendet. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka përgatitur një listë propozimesh për bashkëpunim me Dumën e Rusisë.

Problem mbetet niveli i marrëdhënieve ekonomike pasi ka potencial për zhvillim të mëtejshëm. Biznesi rus ka shpreh interes për hidrocentralet e Shqipërisë, për pjesëmarrje në privatizim. Ndërsa Shqipëria është e gatshme të ofrojë produktet tradicionale për eksport.

Ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Sokol Gjoka në një prononcim për “Zërin e Rusisë”, ka bërë të ditur edhe projektin për zhvillimin e një forumi të biznesit ruso-shqiptar.

Diplomati ka theksuar se Shqipëria do të heqë në mënyrë të njëanshme vizat për qytetarët e Rusisë, gjatë 5 muajve të pushimeve të verës. Një stimul i rëndësishëm ky për të tërhequr turisë nga Rusia pasi në katër vitet e fundit numri i turistëve është rritur 15 herë./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button