Vritet El Chapo-ja i drogës dhe i krimit?!

Autoritetet në Guatemalë kanë nisur kryerjen e autopsisë së dy kufomave të gjetura në kufirin me Meksikën, njëra prej të cilave dyshohet se është e “lordit të drogës ”, Joaquin Guzman. 

Guzman mendohet se është vrarë gjatë një përleshje me armë mes grupeve rivale për një pazar të prishur droge. 

Nëse do të vërtetohet që trupi i pajetë i përket atij, do t’i jepej fund gjuetisë disa-vjecare të autoriteteve amerikane, meksikane dhe pjesës më të madhe të vendeve amerikano-latine ndaj lordit të drogës. 

Kush është “El Chapo-ja” i drogës në Çikago?

Kapoja i drogës në Çikago është meksikani Joaquin Guzman, tregtari më i madh jo vetëm i drogës, por edhe i armëve dhe i akuzuar për një numër të madh vrasjesh, i njohur ndryshe dhe si “El Chapo”.

Edhe pse “El Chapo” do të thotë shkurtabiq në zhargonin meksikanë, kjo nuk e pengonte aspak që Guzman të mbante titullin e kriminelit dhe kryemafiozit më të rrezikshëm horr në Çikago

Kështu, Joaquim Guzman merr titullin shumë të “madh”, titull i cili nuk i është akorduar asnjë krimineli tjetër që nga viti 1930, kur Al Kapone mbizotëronte në qytet periudhën e ndalimit.

“El Chapo”, ose shkurtabiqi, siç ishte dhe nofka e tij në ciklet mafioze, drejtonte kartelin më të madh të drogës të “Sinaloa” dhe akuzohet se “përdorte qytetin Çikagos si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme”, nënvizon komisioni i departamentit të luftës së krimit të organizuar në Çikago.

Sipas komisionit të departamentit të luftës ndaj krimit të organizuar në Çikago, që është krijuar në 1919-ën, Joaquim Guzman kalonte të paktën 1500 – 2000 kg heroinë në muaj nëpërmjet Çikagos dhe akuzohet se “merrte pjesë në rrjetin më të madh të trafikimit të drogës, së bashku me 35 të akuzuar të tjerë”.

Ishte po i njëjti komision i cili i kishte dhënë “titullin” Al Kapones, por që prej asaj kohe nuk ishte shfaqur ndonjë “figurë” i dimensioneve dhe përmasave të tilla që mund të meritonte këtë titull, madje komisioni pohon se Guzman është fajtor edhe për një sërë krimesh edhe më të rënda se ato të kryera nga Al Kapone./Ina

Lajme të ngjashme

Back to top button