Sllovenia sot merr presidencën e BE-së – integrimi i Ballkanit Perëndimor në fokus

Mes tensioneve në rritje midis Lindjes dhe Perëndimit për vlerat demokratike, Sllovenia sot merr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga një nacionalist me histori të gjatë të përplasjeve me BE-në në debatet mbi demokracinë, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Janez Jansha është tifoz i Donald Trumpit dhe mik i Viktor Orbanit, i cili ka qenë nën sulm në Bruksel në të kaluarën për shkeljen e lirisë së mediave në Slloveni. Në samitin e fundit, Jansha dhe homologu i tij polak ishin të vetmit udhëheqës evropianë që mbështetën Orbanin për ligjin kundër komunitetit LGBT në Hungari.

Ministrja e Jashtme sllovene Anzhe Logar tha se Sllovenia në gjashtë muajt e ardhshëm do të përqendrohet në rimëkëmbjen socio-ekonomike nga pandemia kovid-19, integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe sundimin e ligjit.

Dhe derisa Serbia nuk ka arritur të hapë disa kapituj në negociata, Bullgaria vazhdon të bllokojë pranimin e Maqedonisë, dhe me këtë edhe të Shqipërisë. Jansha së fundmi deklaroi se do të shtyjë zgjerimin e bllokut me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe njoftoi se Sllovenia në tetor do të organizojë samit joformal të anëtarëve të BE-së dhe udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të përpiqet t’i lëvizë gjërat nga pika e palëvizshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button