RMV, mësimdhënësit me 7 vjet përvojë pune mund të aplikojnë deri më 15 korrik për titullin “mentor”

Mësimdhënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë deri më 15 korrik për të marrë titullin “mentor”, titull i cili sivjet jepet vetëm për një arsimtar në çdo shkollë, transmeton Portalb.mk.

Konkursi fillimisht ka qenë i hapur deri më 30 qershor, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vazhdoi konkursin deri më 15 korrik, konkurs i cili për momentin është i hapur në 68 komuna.

Afatet tjera kohore do të ngelin të pandryshuara, ashtu që më 31 gusht të këtij vitit Komisioni do të shqyrtojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret, ndërsa Biroja do të vlerësojë deri më 30 shtator, kur edhe shkollat duhet të japin vlerësimin e tyre.

Mësimdhënësit duhet të plotësojë kushtet: të ketë shtatë vjet përvojë pune, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe të plotësojë standardet për titullin mësues-mentor.

Aplikimi mund të bëhet KËTU, ndërsa shkollat ku është i hapur konkursi janë të paraqitura në këtë LISTË.

“Me fillimin e vitit kalendarik 2021, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së  Veriut, fillon zbatimi i  dispozitës  ligjore të destinuar për mësimdhënësit për avancimin e karrierës në tituj – “mentor” dhe “këshilltar”, që nënkupton marrjen e kompensimit shtesë financiar si pjesë e të ardhurave personale nga angazhimi në punë”, njoftojnë nga MASH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button