Vdes shtatëzëna nga Manastiri

Një shtatëzëne tridhjetë e tre vjeçare nga Manastiri ka vdekur të enjten në mbrëmje në Klinikën për gjinekologji në Shkup, njofton Plusinfo.

Shtatëzëna ka pasur fryt të vdekur dhe ka qenë në muajin e tretë të shtatëzënisë. Akoma nuk dihen rezultatet e obduksionit, por fillimisht dyshimet janë se nuk kanë funksionuar mëlçia dhe veshkët.

Kjo ka qenë shtatëzënia e tretë e manastirases. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button