Maqedonasit bashkohen për Strugën

Anëtarët dhe simpatizantët e LSDM-së në Strugë do ta përkrahin kandidatin për prefekt nga radhët e VMRO-DPMNE-së, dr.Vlado Koçoski, në zgjedhjet lokale të Marsit, me të vetmin qëllim që t’i mposhtin shqiptarët dhe Strugën sërish ta marrin nën udhëheqje maqedonasit, njofton e përditshmja “Utrinski vesnik”.   

Padurueshmëria partiake për një pjesë të struganëve do të lihet anash për një moment me qëllim që maqedonasit ta rifitojnë sërish qytetin, shkruan “Utrinski Vesnik”.   

Para katër viteve, partitë shqiptare i ndanë rreth 15 mijë vota, njëjtë kishin përfunduar edhe favoritët e partive maqedonase ku kandidati i LSDM-së Fijat Canoski i kishte fituar edhe simpatitë e maqedonasve muslimanë. 

Fitoren sërish e arriti Ramiz Merko. Partia e Crvenkovskit tani nuk ka kandidat të tyre, kurse BDI dhe partia e Canoskit kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, me qëllim që të fitojnë sërish Strugën.

Lajme të ngjashme

Back to top button