RMV, Ministria e Arsimit ka përgatitur tre skenare për fillim të vitit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenare për fillim të vitit shkollor. Numri një i kësaj ministrie, Mila Carovska, deklaroi sot se, skenari i parë është që viti shkollor të fillojë me prezencë fizike për të gjithë, por kjo sipas saj, do të varet prej gjendjes epidemioogjike që do të jetë në shtator, shkruan Portalb.mk.

“Të gjithë duam që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike. Por, sistemi i arsimit është i përgatitur për tre skenare. Skenari i parë është, hapja e tërësishme e shkollave në pajtueshmëri me protokollet shëndetësore, që të mund të gjithë nxënësit të ulen në bankat e tyre nga të githa klasat dhe të gjitha vitet. Ky është skenari i parë dhe më i mirë, më i dëshiruari për të gjithë ne, nëse gjendja epidemiologjike është adekuade për zbatimin e këtij skenari, për këtë vendosë Komisioni për Sëmundje Infektive, por të gjithë presim që gjendja të jetë e mirë gjatë verës dhe në fillim të shtatorit dhe për këtë vlerësojmë se ky skenar do të jetë i zbatueshëm”, deklaroi Carovska.

Ajo më tej sqaroi se, dy skenarët e tjetër përfshin edhe mësim online.

“Por, si Ministri e Arsimit, kemi përgatitur edhe dy skenare të tjera. Njëri është, sikurse edhe këtë vit, të kemi një pjesë të nxënësve me prezencë fizike nga klasa e parë deri në të katërtën, të tjerët të shkojnë online. Por, kemi edhe skenarë të tretë, sipas të cilit, në gjendje jo shumë kritike për mbyllje totale, të kemi ndarje në grupe, një javë një grup nxënësish, javën tjetër grup tjetër. Për të tre skenaret, MASH së bashku me komunat dhe drejtorët do të jetë e gatshme në shtator”, tha ajo.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, para disa ditëve njoftoi se protokollet për kthimin e të gjithë nxënësve në shkolla në vitin e ri shkollor që fillon në shtator janë pothuajse gati. Ai vlerësoi se nëse situata me Covid-19 në shtator është si tani, nxënësit duhet të kthehen në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button