Edhe Mali i Zi goditet nga meteori (Video)

Besoni ose jo, një meteor, i cili ngjan me atë që ra në Rusi, ka rënë edhe në Mal të Zi edhe atë afër një muaj më herët.

Falë një personi i cili e kishte filmuar këtë ngjarje, kjo video është paraqitur gjatë edicionit informativ të televizionit malazez.

Sipas ekspertëve në video nuk vërehet ndonjë dallim i madh mes këtij meteori dha atij që ra në Rusi, mirëpo ata njoftojnë se nuk duhet të ketë panik për këtë ngjarje.

“Duhet t’ju them se këto filmime janë të mrekullueshme dhe në qoftë se do të publikoheshin para disa ditëve kur ishte aktuale goditja e meteorit në Rusi, atëherë do të kishte një interes të madh dhe kjo video shumë shpejtë do të bënte xhiron nëpër botë”, tha astronomi Igor Dajkoviç.

Sipas Dajkoviçit nuk mund të vërtetohet me saktësi se a ka rënë në territorin e Malit të Zi, apo ka vazhduar drejtë Shqipërisë.

Mirëpo nga Departamenti i Urgjencës thuhet se nuk kanë njohur për rënien e ndonjë meteori.

Lajme të ngjashme

Back to top button