Shqipëri: Motra e Flories jep detaje te reja

“Vetëm dy orë e kam lënë vetëm motrën në dhomën e saj me numër 125 të katit të 2 të klinikës. Ne këtë kohë dola për dreke me përkthyesen kosovare”.

Kështu u shpreh motra e Florije Peçit, Erida, e cila ka zbuluar para hetuesve detaje te reja rreth qëndrimit te saj me motrën në qendrën e rehabilitimit fizik në Almuster të Austrisë.
Ky është edhe moment i vetëm kur dyshohet se mund te jete abuzuar seksualisht me studenten 22 vjeçare.

Nuk është saktësuar data e largimit të motrës nga dhoma e të aksidentuarës, por mendohet se është ajo mes datës 15 dhe 18 shtator 2012.

Para grupit hetimor, Erida ka treguar se ka qenë data 19 korrik 2012, dita kur Florije Peçi doli nga gjendja e komës dhe më pas u shtrua pranë qendrës rehabilituese në Almuster.
Nga dita e dërgimit në Austri dhe deri më datë 4 shtator, me 22-vjeçaren ka qëndruar në një dhomë i vëllai i saj Gazmendi dhe pas kësaj date atë e ka zëvendësuar e motra, Erida.

Ne dëshminë e saj Erida thekson se në asnjë rast gjatë qëndrimit të tyre në Austri, e motra dhe vet ajo nuk kanë fjetur jashtë qendrës spitalore dhe nuk janë shoqëruar me pacientë të tjerë apo edhe me personelin mjekësor, ndaj të cilëve autoritetet e drejtësisë austriake kanë nisur hetimet për këtë rast./Botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button