Tom Hanks demanton mediat serbe

Ylli i Hollivudit Tom Hanks nuk ka deklaruar kurrë se Kosova ka qenë dhe do të jetë e Serbisë.
Mediat serbe patën raportuar se Hanks, e ka krahasuar situatën e serbëve në Kosovë me atë të izraelitëve gjatë historisë.

Lajmi është quajtur i rremë nga zëdhënës të aktorit, ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka publikuar një fotografi, e cila dëshmon se Tom Hanks ishte interesuar për Kosovën, derisa kishte takuar Ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Hoxhaj kishte takuar, fituesin e dyfishtë të çmimit Oscar në Berlin, dhe e kishte ftuar atë të vizitonte Kosovën.

Hanks është i njohur dhe i dashur për kosovarët dhe një deklaratë e publikuar në mediat serbe ka hidhëruar shumë këta të fundit, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kishin shprehë pakënaqësinë me aktorin.

Por e gjithë kjo doli të ishte një trillim serb, ashtu siç kishte ndodhur më parë edhe me yje tjerë të Hollivudit.

Lajme të ngjashme

Back to top button