Vritet futbollisti nga një sulm në stadiumin e Damaskut

Ndeshja do të fillonte dhe dy skuadrat po bëheshin gati. Shpresonin të luanin, 90 minuta për të harruar se jashtë stadiumit, në vendin e tyre po zhvillohet luftë. 

Por dhuna mbërriti edhe aty, në stadiumin “Tishreen” të Damaskut, ku dy goditje mortaje kanë goditur një lojtar të ekipit Al Wathba, duke e vrarë atë. 

Objektiv i autorëve të sulmit ka qenë selia e qendrore e partisë Baath, që ndodhet pranë stadiumit, në lagjen Baramkeh. 

Por mortajat kanë rënë në mes të fushës duke i marrë jetën 26-vjeçarit. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ka vdekur pak momente më vonë. 

Katër lojtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike. Skuadrat janë kthyer në hotel dhe disa lojtarë, të tronditur nga ngjarja kanë rënë në dëshpërim të thellë. 

Disa kanë mbajtur veshur uniformat sportive dhe njollosura me gjakun e shokut të tyre, që në të kaluarën ka luajtur me ekipin e Alepos dhe ka fituar 6 kampionate. 

Ai lë jetim një djalë vetëm pak muajsh. Tani, liga siriane është ndërprerë për një kohë të pacaktuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button