Dëshmia e turbullt e Florijës: Fëmijën ma bënë mjekët me gjilpërë

Prokuroria e Tiranës ka marrë dje në pyetje Florije Peçin, por kujtesa e të mbijetuarës së aksidentit të Himarës është e errët në disa raste. Ajo mban mend me detaje disa ngjarje të jetës së saj, po në disa të tjera është e paqartë, madje për rastin në fjalë, ajo shkon deri aty sa pohon se fëmijën ia kanë bërë mjekët me gjilpërë.

Ndërkohë më vonë janë marrë në pyetje edhe motra dhe i vëllai i saj, Erida dhe Gazmendi, ku kanë shpjeguar se gjithçka ka nisur më 16 janar të këtij viti. Dy ditë para kësaj date familjarët  vunë re se barku i saj ishte rritur jashtë parametrave normalë. Kjo i ka shqetësuar, por kurrsesi të mendonin që ishte shtatzënë. Për të hequr dyshimet, me idenë se mos e mbijetuara mund të kishte ndonjë problem të rëndë pas daljes nga spitali i Austrisë, e dërguan për një ekzaminim në Librazhd, ku pas bërjes së ekos është vërtetuar se është shtatzënë. Pas kësaj, Florija është sjellë në maternitetin e Tiranës, me qëllim abortimin pasi fëmija është pa “atësi”. Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga mjekët.

E motra deklaron se abuzimi me të mund të jetë kryer në ambientet e spitalit në Austri, nga personeli ose nga pacientët, pasi këto të fundit nuk kanë qenë në gjendjen e Florijes, pasi ajo e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës atë./GazetaTema

Lajme të ngjashme

Back to top button