Wohlers: Të gjitha subjektet politike të punojnë për interesat e shtetit

Ambasadori amerikan, Paul Wohlers,  sot nga Ohri i porositi të gjitha subjektet politike në vend që aktivitetet e tyre t’i realizojnë duke mbajtur llogari për interesat madhore të vendit, njoftoi MIA.

“Pozita jonë është se kriza, nëse mund të quhet krizë, duhet të tejkalohet për të mirën e shtetit. Vlerësoj se liderët politikë,  si në qeveri ashtu edhe në opozitë, duhet të punojnë së bashku për të mirën e ardhmërisë së vendit, të Republikës së Maqedonisë, e jo vetëm për interesat e tyre politike. Vlerësojmë se situata politike mund të tejkalohet, por për këtë është duhet ulur dhe të biseduar, të gjitha subjektet së bashku”, deklaroi ambasadori i SHBA-së.

Wohlersi nuk deshi të hyjë në imtësi për tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe për atë se a duhet opozita të marrë pjesë në zgjedhje.

“U mbetet subjekteve politike ta bëjnë këtë, por do të përsëritja se parim bazë për të gjithë duhet të jenë interesat e shtetit dhe nëse ky është imperativi i tyre, ka mundësi të tejkalohet situata”, shtoi Wohlers.

Ambasadori amerikan sot ishte  për vizitë në Fakultetin e Turizmit dhe të Hotelierisë në Ohër, ku mbajti një ligjëratë para studentëve të këtij fakulteti. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button