Edhe pse në vend aktualisht ka vetëm 15 mijë vaksina, Filipçe paralajmëroi “vaksinim masiv” nga java e ardhshme

Edhe këtë javë pritet që procesi i vaksinimit të qytetarëve të bëhet me një tempo të zbehtë për shkak të mungesës së vaksinave. Momentalisht, ka gjithsej 15.000 vaksina në vend për dozën e parë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se gjatë vikendit pritet të arrijnë 500.000 doza të vaksinës kineze „Sinovak“, si dhe një numër i konsiderueshëm i dozave prej „Pfizer“ përmes mekanizmit Kovaks, të cilat javën e arhdshme do të ndahet në 8 qendrat e vaksinimit në vend, shkruan Portalb.mk.

Rikujtojmë se këtë javë në Maqedoninë e Veriut u konfirmua rasti i dytë me variantin indian të virusit korona në vend, ndërkaq procesi i vaksinimit nuk është duke shkuar në formën më të mirë të mundshme për shkak të mungesës së vaksinave.

Sipas ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani në vend janë vaksinuar gjithsej 274,710 qytetarë, nga të cilët rreth 200.000 me dy doza ndërkaq rreth 454,104 mijë qytetarë kanë shprehur interesin për vaksinim.

Ndërkaq një pjesë e madhe e qytetarëve tashmë janë vaksinuar me dy doza në shtetin fqinj, Serbi, ndërsa gjatë uikendit që lamë pas radhët në kufirin Maqedoni-Serbi nga qytetarët që kishin shkuar për vaksinim ishte me kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button