RMV, varianti indian më i transmetueshëm – mund të infektohen edhe të vaksinuarit, por rreziku është i ulët

Mjekët në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë se varianti indian i koronavirusit ose siç është emërtuar së fundmi, varianti delta, është më ngjitës, por me pasqarë më të lehtë klinike, transmeton Portalb.mk.

Doktoresha Aleksandra Dimova për emisionin “Brifingu i mëngjes” në TV Slobodna thotë se simptomat e tij janë si të një gripi të lehtë.

Dr Aleksandra Dimova

„Varianti i ri delta është më virulent dhe ka treguar të jetë më ngjitës. Në fakt, një nga momentet që e bën këtë virus ngjitës është se jep pasqyrë më të lehtë klinike tek të rinjtë, të tipit kokdhimbje dhe teshtitje”, shprehet Dimova.

Ajo shton se tek lloji indian nuk ka humbje të aromës dhe shijes.

“Të rinjtë e kalojnë atë si lloj ftohjeje më të rëndë ose më të butë, por të pavetëdijshëm se në të vërtetë është një infeksion i kovidit. Për sa i përket vdekshmërisë, është diku i njëjtë me llojet e mëparshme, ndoshta është për një nuancë pak më i lartë”, vlerëson Dimova.

Nga ana tjetër epidemiologun Dragan Danilovski në një intervistë për Sitel, paralajmëron se të gjitha vaksinat mbrojnë nga lloji indian i koronavirusit, por është e mundur që dikush i vaksinuar të infektohet me atë mutacion dhe ta sjellë atë në vend.

“Nuk e dimë sa është përqindja për një gjë të tillë, por infeksioni me llojin indian është i mundur te personat e vaksinuar. Sidoqoftë, mendoj se rreziku është i vogël, duke pasur parasysh që në kufij duhet të paraqisni test negativ PCR ose vërtetim për vaksinim”, thotë Danilovski.

Dragan Danilovski, epidemiolog

Lidhur me atë se a duhet që nxënësit të fillojnë vitin e ri shkollor në banka, Danilovski është kategorik dhe shprehet se duhet të kthehen.

“Pasqyra epidemiologjike e lejon atë. Më në fund dhe definitivisht, fëmijët duhet të kthehen në shkolla”, tha Danilovski.

Përndryshe, dy ditë  më parë u evidentua rasti i dytë me variantin indian të virusit korona në Maqedoninë e Veriut, këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe. Megjithatë, ai theksoi se anketat epidemiologjike kanë treguar se nuk ekziston ndonjë rrezik apo nevojë për masa të reja restriktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button