Shiu nuk do ndalet as sot

Sot në Maqedoni do të mbajë mot me shi dhe i vrenjtur. Reshjet e shiut do të jenë më intensive në orët e pasdites. Më shumë shi do të bjerë në pjesën jug-lindore të Maqedonisë.

Mos u mërzitni nga shiu, është ditë e bukur, merrni ombrellat dhe dilni nëpër shi. Për motivim jua kujtojmë këngën: Im singing in the rain . Kënaquni!

Temperaturat do të sillen nga -4 deri më 10 gradë celsius.

Në vendet malore do të bjerë borë. Do të fryjë erë e lehtë jug-lindore. 

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperatura maksimale deri më 9 gradë celsius.
Urojmë një ditë të bukur për ju!

Lajme të ngjashme

Back to top button