(UPDATE) Fule shumë i shqetësuar u shkruan Gruevskit dhe Cërvenkovskit të zgjidhin krizën politike

Komisionari Evropian Stefan Fule përmes një letre i ka paralajmëruar dy liderët maqedonas, Nikolla Gruevski dhe Branko Cërvenkovski se konflikti i tyre politik kërcënon ardhmërinë evropiane të vendit.

Pjesët nga letra i shpalosi zëdhënësi i tij, Peter Stano duke theksuar se Fule ua ka shprehur shqetësimet e tij dy liderëve për krizën politike në vend pas ngjarjeve të dhjetorit në Parlament  dhe për mungesën e progresit për t’i dhënë fund të njëjtës.

“Fule ka shkruar se duhet të gjendet zgjidhje në Shkup. Ai ka kërkuar nga të dy liderët që t’i vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale bazuar nga dialogun politik dhe kompromis,” tha sot Stano.
 
Ai sqaroi se Komisari evropian ka kërkuar nga ata që të arrijnë një kompromis që do ta drejtojë Maqedoninë sërish nga rruga evropiane, që sipas tij aktualisht është nën rrezik. 

“Integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian varet nga vendet-anëtare. Ne jemi të gatshëm që të përfshijmë të gjithë me aktorët politik për gjetjen e një zgjidhjeje të mirë për vendin por ne kemi nevojë të shohim vullnet nga ana e tyre, gjë që aktualisht nuk ndodh. Ne nuk heqim dorë nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ndërsa Fule është i gatshëm të vizitojë Shkupin kur të krijohen kushtet e duhura nga vetë politikanët” deklaroi sot zëdhënësi i Fule-së, Peter Stano.

Euro-komisioneri Fule javën e kaluar anuloi vizitën e tij Shkup duke thënë se nuk ka përse të vjen pasi që pozita dhe opozita nuk arritën të merren vesh për zhbllokimin e ngërçit politik.

Ndërkaq, deputetja e LSDM-së e cila bojkoton zgjedhjet, Radmilla Shekerinska, në një intervistë për PortAlb, e cila do të publikohet nesër, thotë se nuk mund te pritet nga ndërkombëtarët të vijnë dhe t’ia zgjidhin problemet Maqedonisë. Për krizën politike, thotë ajo, vetë kreu politik në vend duhet të merret vesh. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button