Universitetet: Do zbatojmë ligjin, politikanët jashtë universiteteve

Univesristetet do zbatojnë ligjini dhe do veprojnë konform rregullave të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ashtu siç kanë vepruar deri më tani theksojnë nga zyra për informim e USHT-së dhe UEJL-it në lidhje me me ndryshimet e reja në ligjin për arsim të lartë të miratuara nga Kuvendi i RM-së, ku thuhet se tashmë nuk do të lejohet bartja e dy posteve njëkohësisht, që do te thotë se sipas ligjit te ri te gjitha ata qe jane te zgjedhur ose emëruar nuk do kenë të drejtë më të ushtrojnë punën si profesorë ose asisentë në universitetet dhe institucionet e tjera arsimore në vend, gjë kjo që është prezente tek të dy universitetet e lartëpërmendura por edhe te universitetet e tjera në Maqedoni si ai UKIM në Shkup, FON dhe universitete të tjera në vend.

“Po sigurisht që do ta respektojmë ligjin për arsim të lartë, nuk do lejojmë asnjë shkelje të tillë, bordi i USHT-së do e analizoj këtë situatë dhe do të marrë masat adekuate qe puna dhe obligimi ynë si Universitet të jetë në parim me ligjet dhe rregullat e përcaktuara nga MASH’ thonë nga zyra për informim e Universitetit shtetëror të Tetovës.

Gjithashtu edhe nga UEJL-i, i cili në kuadrot e tij ka shumë mësimdhënës që bartin funksione publike, pra që janë të zgjedhur ose emëruar në poste politike, thonë se do të veprojnë në bazë të rregullave dhe ligjeve të përcaktuara.

“Ne jemi në ndjekje të situatës, jemi duke marrë masa për të qënë në vijë të drejtë me rregullat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Në asnjë moment nuk do të lejojmë të shkilen ligjet dhe rregullat e përcaktuara ato do të zbatohen me përpikshmëri. UEJL-i ka potencial që ti përballojë këto situate dhe nëse ligji e kërkon ne sigurisht që kjo do të realizohet” thonë nga zyra për informim e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Nezri në prononcimin e tij për Portalb apeloi deri tek universitetet që të marin masa për ta zgjedhur këtë situatë, përndryshe nëse nga inspektorisati për arsim evidentohen shkelje të tilla ndaj të njejtëve do të merren masat e parapara me ligj. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button