EURO 2020, Danimarka e filloi në formën më të mirë ndeshjen kundër Belgjikës

Në ndeshjen e parë nuk pati fat aspak Danimarka kundër ekipit të Finlandës, por ndeshja e dytë kundër Belgjikës filloi në formën më të mirë, duke shënuar Poulsen nga minuta e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes belge, transmeton Portalb.mk.

Danimarka pastaj vazhdoi me disa sulme në zonën belge, por pa konkretizim në pjesën e parë. Ndeshja u veçua me ndërprerjen në shenjë respekti për futbollistin danez Eriksen, i cili kaloi nëpër një gjende të rëndë shëndetësore gjatë lojës së parë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Belgjika arriti në minutën e 55-të të barazojë rezultatin në 1:1 përmes T.Hazardit, pas një aksioni të koordinuar nga sulmi belg. Belgët në minutën e 71-të siguruan kualifikimin për në fazën e ardhshme, pasi De Bruyne shënoi golin e fitores, 1-2.

Danimarka në minutën e 87-të ishte afër barazimit të rezultatit, kur Braithwaite goditi portën e Belgjikës.

Në lojën e parë Danimarka humbi nga Finlanda, derisa Belgjika në ndeshjen e parë fitoi kundër Rusisë. Rusia dje e mposhti ekipin e Finlandës. Përveç Belgjikës, deri më tani kualifikimin e ka siguruar edhe ekipi italian nga grupi A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button