Beyonce thyen rekorde me dokumentarin e saj

Vetëm disa ditë më parë saktë më 16 shkurt edhe publiku më i gjerë botëror pati mundësi që të ndjek dokumentarin e këngëtares së madhe Beyonce.

Edhe pse drejtorët e kanalit televiziv HBO fillimisht kanë qenë skeptik sa i përket këtij dokumentari, por si duket tani janë më se të lumtur që kanë vendosur që filmin ta transmetojnë në programin e tyre.

Filmi “Life is But a Dream” i këngëtares Beyonce, vetëm në ditën e parë të premierës televizive ka pasur mbi 1.8 milion shikues dhe kjo e bën dokumentarin më të shikuar në HBO në këto 10 vite të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button