Kroacia nga 1 korriku me viza për kosovarët

Qytetarët kosovarë që nga 1 korriku do të ballafaqohen me regjim të vizave edhe nga Kroacia. Kjo do të reflektohet më së shumti tek bizneset kosovare të cilat tani më kanë marrëdhënie me bizneset kroate. Kështu u tha gjatë një takimi që ka zhvilluar kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Safet Gërxhaliu me ambasadorin, Zoran Vodopija.

Rënia e eksportit të mallrave kosovare në tregun kroatë dhe regjimi i vizave që do të aplikohet nga 1 korriku për qytetarët kosovarë kanë qenë tema diskutimi në takimin e mbajtur midis kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës , Safet Gërxhaliut dhe ambasadorit kroat Zoran Vodipija.

Ambasadori Vodopija shpjegon procedurat e vizave që do të vlejnë për qytetarët kosovarë. “Të gjithë qytetarët kosovarë që jetojnë në perëndim dhe kanë pasaporta nga vendet e BE-së, nuk kanë nevojë për viza kroate, kjo vlen edhe për ata që janë të pajisur me vizat Shengen, afatgjate, ose viza D. Vetëm qytetarët që janë pajisur me viza e ndonjë vendi evropian që kanë përkufizim në lëvizjet territoriale, që shkruan përkufizim në vendet Greqi, Sllovaki dhe Spanjë, duhet të pajisen me vizat kroate”, tha ai.

Ndërkaq Kryetari i Odës Ekonomike te Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu foli për ndikimet që do ti ketë ky regjim në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Kroacisë, pas vendosjes së regjimit të vizave. “Apeluam tek ambasadori që ta përdorë autoritetin e vet që ta gjej një modalitet për ët dal nga një situate e tillë. Në të njëjtën kohe ne kemi edhe një vështirësi tjetër që krahas vështirësive me të cilat ballafaqohet komuniteti biznesore kosovarë, tani më janë shtuar edhe radhët e qytetarëve kosovarë në ambasadën kroate për tu pajisur me viza”, theksoi Gërxhaliu.

Në takim u tha se gjatë vitit të kaluar nga Kroaci, në Kosovë, kanë hyrë mallra në vlerë prej 17 milionë eurosh, ndërsa nga Kosova në Kroaci vlera e mallrave të hyra kap vlerën vetëm 2 milionë euro, gjë e cila pritet që gjatë këtij viti të bien edhe më shumë për shkak të anëtarësimit të Kroacisë në BE, gjatë korrikut./Orainfo

Lajme të ngjashme

Back to top button