LSDM-ja do t’i kthejë mandatet e deputetëve në ditën e zgjedhjeve

Më 24 mars, në ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale, deputetët e LSDM-së do t’i dorëzojnë në Kuvend deklaratat me të cilat heqin dorë nga funksioni deputetit.

Deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Andrej Petrov, thotë se plani është që mandatet të kthehen në ditën kur “Maqedonia do të mbetet pa demokraci”.

“Do t’i dorëzojmë deklaratat të cilat tashmë janë mbledhur dhe janë nënshkruar pasi të bëhet e qartë se nuk ka demokraci, se nuk ka marrëveshje për krizën politike. Atë ditë Kuvendi do të mbetet pa 42 deputetë”, ka thënë Petrovi për Netpress-in. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button