Arrestohet prokurori publik i Manastirit

Prokurori publik i Manastirit, S.T., vozëtisi i tij N.H. dhe dy prilepas të tjerë janë arrestuar në një aksion policor që është realizuar sot në mëngjes në Prilep dhe në Manastir.

Sipas informatave të para, Prokurori publik i Manastirit është arrestuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, gjegjësisht për shkak të mbrojtjes së kriminelëve nga Prilepi. Në vend që t’i procesojë, ai fletëdenoncimet i ka ruajtur në sirtar. Dy të tjerë janë arrestuar për shkak të tregtisë së palejuar me armë.

Këtë informatë e ka konfirmuar edhe MPB-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button