Kalaja e Tetovës vend rekreacioni për qentë, s’mbahet mend kur është bërë investim

Një ndër hapësirat me potencial të lartë për turizëm dhe rekreacion që është lënë tërësisht pas dore nga institucionet kompetente është Kalaja e Qytetit të Tetovës, bëhet fjalë për një vend i cili daton nga shekulli i 18, ndërsa sot paraqet një vend të rrezikshëm për ta vizituar, sidomos gjatë natës, edhe pse nga Arkivi i Tetovës vazhdimisht kanë premtuar ndriçimin e tij. Për këtë, aktivisti Dino Bllazeski ka ndërmarrë iniciativë për zhvillimin e kësaj pjese të qytetit, që ai e quan si “Zemra e Tetovës”, shkruan Portalb.mk.

Kalaja e Tetovës gjendet në veriperëndim të qytetit të Tetovës, në një lartësi mbidetare prej 803 m, e ndërtuar në një kodrinë mbi qytet, me lartësi prej 220-250 m. Sipërfaqja e përgjithshme e kalasë përfshin një hapësirë rreth 108.000 m2.

Ky vend me rëndësi kulturore-historike vizitohet vetëm nga qentë endacak

Edhe pse disa herë nga Muzeu i qytetit të Tetovës janë premtuar investime të ndryshme për Kalanë e Tetovës, ky premtim nuk është mbajtur ndërsa nuk mbahet mend se kur është bë investimi i fundit në këtë vend.

Kalaja e Qytetit, foto: Komuna e Tetovës.
Kalaja e Qytetit, foto: Komuna e Tetovës.

Nga Qendra e Konservimit nuk janë informacione në lidhje me investime të mundshme të tjera në Kalanë e Qytetit. Megjithatë, informojnë se këtë vit pritet të përfundojë sanimi i murit, gurët e të cilit kohë më parë ishin vjedhur, në mungesë të sigurimit të këtij vendi historik.

“700 000 denarë kemi pranuar këtë vit për vazhdimin e punimeve në Kalanë e Tetovës. Pritet që këto mjete financiare ti shfrytëzojmë për përfundimin e murit të rinuar vite më herët” deklaruan nga Qendra e Konservimit.

Ndër-vite premtohet ndriçimi i këtij vendi

Nga Arkivi i Tetovës në disa prononcime publike kanë deklaruar se po zhvillojnë bisedime me Ministrinë e Kulturës dhe se “së shpejti” do të bëhet edhe ndriçimi gjatë natës i këtij vendi, hera e fundit kur kjo u premtua ishte viti 2020.

“Pritet, është biseduar me ta po ashtu iu kemi apeluar se monumenteve të Tetovës iu duhet mirëmbajtje dhe kemi përgjigje pozitive se shpejt do të fillojnë të sanohen objektet”- deklaruan në janar të vitit 2020 nga Arkivi i Tetovës.

Sot që flasim, Kalaja e Qytetit paraqet një rrezik të madh në qoftë se vizitohet gjatë natës, për shkak se nuk ka ndriçim publik ndërkaq atje jetojnë qen endacak si dhe nga mungesa e sigurisë, vizitorët shprehen se kanë hasur edhe në përdorues të drogës.

Komuna e Tetovës e promovon në ueb-faqen zyrtare këtë rekreacion, por nuk investon

seksionin “vizito Tetovën” të ueb faqes së komunës së Tetovës është pikërisht Kalaja e qytetit, ku përmes fotografive dhe shkrimeve informative promovohet ky vend i lënë pas dore nga të gjitha institucionet kompetente pa dallim.

"Screenshot" nga faqja e Komunës së Tetovës.
“Screenshot” nga faqja e Komunës së Tetovës.

Megjithatë, në buxhetet komunale gjatë këtij mandati të qeverisjes lokale në Tetovë, asnjë denarë nuk është ndarë për Kalanë e Qytetit, e cila edhe pse nuk është tërësisht në kompetencë të qeverisjes lokale, Tetovës dhe tetovarëve do të ju kishte sjellë shumë benefite shëndetësore dhe rekreative.

Në mungesë të investimeve institucionale, aktivisti Dino Bllazeski ka ndërmarrë iniciativën “Kalaja, zemra e qytetit”

Bllazeski potencoi se ka qenë shumë e vështirë për atë që të shoh këtë pjesë të qytetit duke u rrënuar, gjegjësisht ai shtoi se ky vend me kaq rëndësi kulturore dhe historike është lënë tërësisht pas dore.

Dino Blazeski, aktivist.
Dino Blazeski, aktivist.

“E kisha të pamundur që të shikoj të lënë anësh një pjesë që për Tetovën ka rëndësi aq sa edhe gjelbërimi përreth tij, vendosa të ndërmarr një iniciativë inovative për zhvillimin kulturor të Kalasë së Tetovës, e cila për tetovarët paraqet zemrën e qytetit” shkruan aktivsti Dino Bllazeski.

Ai berri thirrje të gjithë qytetarëve siç thotë ai, me vetëdije të plotë, t’i bashkëngjiten iniciativës për zhvillimin dhe shpëtimin e Kalasë së Qytetit, sepse Blazeski konsideron që kapacitet që ofron ky vend nuk duhet të lihen pa shfrytëzuar.

Për këtë iniciativë nuk ekzistojnë pengesa, për faktin se qëllimi i vetëm është të promovojë, zhvillojë dhe të ndërtojë një kulturë më të mirë për ambientin jetësor. Unë jam i bindur që secili nga ne i cili në mendon në mënyrë të vetëdijshme, do të përkrahë këtë iniciativë, pa marrë parasysh se nga vjen dhe ku vepron, për shkak se vetëm bashkë mund të arrijmë shumë dhe vetëm bashkë mundemi që në emër të kulturës si një nga postulatet kryesore të ekzistencës së njeriut dhe jetesës, ti mundësojmë qytetit të Tetovës të promovojë dhe rrezatojë energji kulturore për secilin nga ne” shtoi Bllazeski.

Ndryshe, përveç Kalasë së Qytetit, një tjetër monument kulture i cili pres restaurim urgjent është edhe ndërtesa e Arabati Baba Teqe, monument ky në të cilin nuk ka pasur asnjë investim apo renovim që nga koha kur ajo është ndërtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button