“Organizatorët e 27 prillit”, seanca për fjalët përmbyllëse është caktuar më 1 korrik

Gjykimi për “Organizatorët e 27 prillit” po hyn në fazën e fundit. Në seancën e sotme, u prezantuan provat e fundit materiale nga mbrojtja e të akuzuarit Mile Janakievski. Këshilli Penal, i kryesuar nga gjyqtari Ilija Tërpkov, vendosi në seancën tjetër, të planifikuar më 1 korrik, që Prokuroria të fillojë me fjalët përmbyllëse, përderisa fjalët përfundimtare për mbrojtjen janë caktuar për më 6 dhe 12 korrik, transmeton Portalb.mk.

Rastin e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Vilma Ruskovska.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kyetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për veprën penale “kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Përndryshe më 28 maj dëshmi dha ish-ministri në qeverinë e VMRO-DPMNE-së, Spiro Ristovski, i cili deklaroi se për të është e çuditshme dhe e pakuptueshme se si e lidhën atë me çështjen e”27 prillit”, ku është një nga të akuzuarit për organizimin e ngjarjeve. Përveç ish-ministrit Mile Janakieski, i cili gjithashtu është i akuzuar, dhe për të cilin tha se ka pasur komunikim privat, me të akuzuarit e tjerë theksoi se kishte vetëm kontakte zyrtare.

Ristovski në dëshminë e tij tha se deklarata e Aleksandar Vasilevski-Ninxha, për sa i përket tij, është e pavërtetë.

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare, për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi.

Sulmi ndaj Kuvendit, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button