Hangari i braktisur i aeroplanëve bëhet qendër rekreative (Video)

Plazhi me rërë, me ujë të kaltër dhe me plotë palma. Kështu mund të duket një resort spektakolar dhe shumë i shtrenjtë.

Pushuesit këtu mund të shihen duke u relaksuar me rroba për not dhe bikini. Madje, këtu mund të gjendet edhe zogu flamengo. Por asgjë nuk është ashtu siç duket. 


“Resorti” ndodhet në një bazë ajrore të ish-sovjetikëve në Krausnick të Gjermanisë. Ishujt tropikalë janë brenda një hangari që ishte ndërtuar për të ruajtur aeroplanët e të gjitha llojeve. 

Brenda hangarit temperatura është e nxehtë, por jashtë këtij hangari gjigant është duke rënë borë. Nga këto fotografi mund të shihni se në resort ka një plazh, lagunë, toboganë dhe një park. Mysafirët mund të shkojnë nëpër restorante, kurse mund të relaksohen edhe në një saunë.

Besohet se kjo sallë, në të cilën janë të vendosura ishujt tropikalë është njëra ndër sallat më të mëdha në botë. Kapaciteti i saj maksimal është 6 mijë vizitorë në ditë, kurse në vitin e tij të parë atë e kanë vizituar 975 mijë njerëz.

Hangari është i gjatë 360 metra, 210 metra i gjerë dhe 107 metra i lartë, është aq i lartë sa i afrohet edhe “Statujës së Lirisë”.

Është ky një shembull gjerman, nga i cili mund të mësojmë ne shqiptarët këtu në Kosovë e në Shqipëri, që kemi aq shumë objekte që kanë dalë jashtë funksionit, që të kthehen në vlera me dobi.

Lajme të ngjashme

Back to top button