Hugh Grant bëhet përsëri baba

Aktori Hugh Grant është bërë baba për herë të dytë. Ylli i filmit “The Four Weddings & a Funeral” dhe e dashura e tij Tinglan Hong kanë një djalë.

Grant bëri të ditur lajmin e gëzueshëm përmes rrjetit social “Twitter, duke postuar: “Në përgjigjen për disa gazetarë, jam i ngazëllyer të them se vajza ime tani ka një vëlla. I adhuroj të dy. Ata kanë një nënë të mahnitshme”, ka shkruar ai. “Që të jem i pastër si kristali, unë jam babai”.

52 vjeçi dhe Hong u bënë prindër për herë të parë në vitin 2011, kurse detajet e tjera për fëmijën e porsalindur dhe për datën e lindjes nuk janë publikuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button