Izrael, qeveria e re merr miratimin e parlamentit

Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e së dielës, sipas orës lokale, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton VOA.

Ultra-nacionalisti Naftali Bennett do të drejtojë kabinetin e ri, i përbërë nga parti të majta dhe të djatha. Zoti Bennett do të mbajë postin e kryeministrit pak më shumë se dy vjet dhe do të pasohet nga aleati i tij kryesor Yair Lapid.

Më herët, parlamenti prej 120 anëtarësh zgjodhi edhe kryetarin e tij të ri me 67 vota pro. Mickey Levy i partisë centriste Yesh Atid do të drejtojë parlamentin e ri. Zgjedhja e tij krijoi edhe bazat për miratimin e qeverisë së re të koalicionit.

Në fillim të punive të plarlamentit, Benjamin Netanyahu e bëri të qartë se nuk ka plane për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Likud. Ai u zotua se do ta sillte përsëri në pushtet partinë e tij duke thënë se do të “vazhdonte misionin e madh të jetës, për të garantuar sigurinë e Izraelit”.

“Nëse jemi të destinuar të jemi në opozitë, ne do ta bëjmë detyrën tonë derisa të rrëzojmë këtë qeveri të rrezikshme dhe të kthehemi përsëri për të udhëhequr vendin në rrugën tonë”, tha Netanyahu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button