Komisioni i Letrave me vlerë nisi punën me anëtarët e ri

Përbërja e re e Komisionit të Letrave me Vlerë në Republikën e Maqedonisë e mbajti seancën e parë konstituive. Kryetare e re e Komisionit është Elizabeta Çingarovska, ndërsa anëtarë janë Milaim Ajdini, Mihail Petkovski, Aleksandar Stojkov dhe Sejdija Fazliovski.

Kryetarja e KLV-së Elizabeta Çingarovska dhe komisioneri Milaim Ajdini profesionalisht janë të angazhuar, ndërsa tre të  tjerët funksionin do ta kryejnë si komisionerë të jashtëm, kumtoi Komisioni i Letrave me Vlerë.

Në seancën e mbajtur dje, ishin pohuar prioritetet kryesore për punën e Komisionit të Letrave me Vlerë nga e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2013.

“KLV do të vazhdojë në mënyrë aktive ta kryejë funksionin e tij të organit rregullator dhe të supervizorit në tregun letrave me vlerë, si nga pikëpamja e përparimit rregullator, ashtu edhe nga pikëpamja e kontrollit të të gjithë pjesëmarrësve në punën e letrave afatgjate me vlerë në vend, do të vazhdojë ta promovojë transparencën si model në punë dhe ta përkryejë sistemin e komunikimit me opinionin dhe me pjesëmarrësit e tregut të letrave me vlerë, në mënyrë të përforcuar do të përkushtohet në edukimin e botuesve të letrave me vlerë  dhe të investitorëve potencial, që është në korrelacion me realizimin e qëllimeve afatshkurtër dhe afatgjatë të KLV-së” qëndron në kumtesën.

Nga Komisioni vlerësojnë se përmes edukimit të opinionit më të gjerë për investim të drejtë të mjeteve pritet të kontribuohet për stabilitet të sistemit financiar dhe të ndihmohet të zbuten pasojat negative nga krizat globale financiare ndaj tregut të Maqedonisë të letrave me vlerë.

 “Investitorët e edukuar me njohuri nga fusha e tregut të letrave me vlerë mund të kontribuojnë për likuiditetin plotësues të tregut, i cili paraqet një nga mënyrat për financim të shoqërive aksionare”, theksohet në kumtesë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button