Sonte supersfida Milan vs Barcelona

Përballja mes skuadrave të Milanit dhe Barcelonës që do të zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në kuadër të ndeshjeve të Champions League ka bërë bujë anembanë planetit.

Zyra për marrëdhëniet me mediat në klubin e Milan ka informuar në lidhje me ndeshjen se sot në “San Siro” do të jenë të pranishëm 72 fotografë, 301 gazetarë, 50 televizione dhe 20 radio nga e gjithë bota.

Ndërkohë, nëse ndokush mendon ta blejë nesër biletën e stadiumit, A.C Milan njofton se në “San Siro” nuk ka asnjë vend bosh.

Në këtë super ndeshje nuk kanë munguar as komentet e protagonistëve.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, e ka quajtur Milanin si ekipin e tij të dytë të zemrës pas Blaugranëve. “Milani është ekipi që dua. Është skuadra ime e dytë. Gjithmonë kam thënë se nëse largohem nga Barcelona do të dëshiroja të shkoj te Milani”, u ka thënë 34-vjeçari gazetarëve. 

Trajneri i Milanit, Masimiliano Allegri e pranon se e pret një sfidë e gjitha për t’u përjetuar e shijuar.

“Do të jetë një ndeshje spektakolare sepse përballen skuadrat me më shumë tituj në botë dhe këtë skenar e luajmë në San Siro”, deklaroi trajneri i Milanit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button