Gjermania kërkon të hiqet e drejta e vetos në BE

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas kërkoi sot që Bashkimi Evropian të heqë fuqinë e vetos së vendeve anëtare kur bëhet fjalë për vendimet e politikës së jashtme, njofton Portalb.mk.

“Nuk mund të jemi më peng nga ata që paralizojnë politikën e jashtme evropiane me vetot e tyre. Unë them shumë hapur, vetoja duhet të hiqet, edhe nëse do të thotë që ne mund të mbivotohemi,” citoi të ketë thënë Maas, transmeton DW, duke akuzuar ata që e bëjnë këtë për minimin e kohezionit të Evropës.

Rrallë ndodh një deklaratë e tillë e hapur nga Gjermania, e cila nuk praktikon kritika të hapura ndaj një vendi tjetër anëtar të BE-së. Megjithëse Mass nuk përmendi asnjë vend, ai me gjasë u provokua nga Hungaria, e cila ka bllokuar disa deklarata të përbashkëta të BE-së mbi çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Paraprakisht edhe ministri shtetëror në MPJ-në gjermane Miguel Berge në Twitter u ankua për të njëtën gjë.

“Hungaria përsëri ka bllokuar deklaratën e BE-së për Hong Kongun. Para tri javësh, bëhej fjalë për Lindjen e Mesme tre javë më parë. Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë nuk mund të funksionojë në bazë të bllokadave. Na duhet një debat serioz se si t’i menaxhojmë pakënaqësitë, duke përfshirë votimin me shumicë të kualifikuar”, shkroi Berger.

Përveç bllokimit të deklaratave të përbashkëta mbi Hong Kongun dhe Lindjen e Mesme, Hungaria muajin e kaluar kundërshtoi ratifikimin e një marrëveshjeje të re tregtare dhe bashkëpunimi me shtetet afrikane, Karaibe dhe Paqësor.

Kryeministri hungarez Viktor Orban përpiqet të ndërtojë lidhje më të ngushta me Kinën dhe së fundmi ra dakord të hapë një degë të një universiteti kinez në Budapest, pavarësisht protestave të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button