Rritje e çmimeve të shitjes me pakicë në Maqedoninë e Veriut, te vajrat u regjistrua rritje për 29.3%

Në Maqedoninë e Veriut në maj u regjistruar rritje e çmimeve të shitjes me pakicë për 3.9% në krahasim me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i harmonizuar i kostos jetësore në maj 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 3.0%, ndërsa indeksi i çmimeve të shitjes me pakicë shënon rritje për 3.9%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritje e indeksit të kostos jetësore në maj 2021, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta të ngrira përveç patateve dhe frutave rrënjësore për 9.1%, frutat e freskëta dhe të ngrira për 4.1%, vajrat dhe yndyrat për 2.1 %,ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh për 0.4% dhe mish për 0.3%; derisa ulje është vërejtur te sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira.

Rritje më e madhe në pjesën e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike është regjistruar te vajrat dhe yndyrat për 29.3% në krahasim me majin e vitit të kaluar. Ndërkohë te karburantët e lëngshëm kemi rritje për 80.5%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button