Belgjikë, grabitje spektakolare diamantësh

Dhjetë kile diamantë janë vjedhur në pistën e aeroportit të Zaventemit, në Bruksel, bëjnë të ditur mediat belge në edicionet online. 

Një furgon transporti mallrash me vlerë është sulmuar nga tetë grabitës të pajisur me armë automatike dhe rreze lazer, teksa rojet po ngarkonin gurët e çmuar, që kapin vlerën e 350 milionë eurove. 

Diamantët ishin drejtuar për në Zvicër. Sipas autoriteteve të aeroportit, grabitësit kanë hyrë në pistë në bordin e dy makinave pasi kanë shkatërruar një derë sigurie. 

Gjatë sulmit nuk janë përdorur armët e zjarrit dhe nuk ka pasur të lënduar. Një nga dy automjetet e përdorura për grabitjen është gjetur i djegur më vonë nga policia lokale, jo shumë larg aeroportit.

Lajme të ngjashme

Back to top button