Arsimtarët do të përdorin tabela interaktive elektronike me prekje

Dërrasat e zeza, shkumësat dhe shpuzat bëhen e kaluar.

Ministri për arsim dhe shkencë Pançe Kralev dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Daniel Sas sot në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në Shkup i promovuan tabelat e reja elektronike.

Në 66 shkolla të vendit tashmë përdoren tabelat interaktive elektronike, të cilat në fakt janë monitorë të ndijshëm në prekje.

Tabelat i ka dhuruar Telekomi për 54 shkolla fillore dhe 12 shkolla të mesme, ndërsa trajnimin për përdorimin e tyre e kanë kaluar 130 arsimtarë.

Për tabelën interaktive përdoret video-projektori si dhe një program përkatës kompjuterik, të cilin e përdor profesori. Kur nuk bëhet prezantim i ndonjë përmbajtjeje të përgatitur me kompjuter,  tabela shfrytëzohet si tabelë normale e bardhë në të cilën mund të shkruhet me fllomaster.

Pritet që gradualisht të gjitha dërrasat e zeza të zëvendësohen me tabela interaktive. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button