Sonte ‘ethet’ e Champions League

Një duel anglo-sakson ndërmjet dy klubeve më të mëdha të Evropës, dhe një derbi iberik ku secila prej tyre sheh si një objektiv të madh kalimin në cerekfinale, e Marta e Champions League dhuron Arsenal – Bayern dhe Porto – Malaga. Nëse sheh sezonin që kanë bërë Arsenal dhe Bayern të duket sikur nuk është një sfidë midis të barabartësh. Londinezët janë larguar shumë nga kreu në Premier League, teksa janë eleminuar edhe nga kupat në Angli ka përballë Bayern, skuadra që udhëheq Bundesligën me 15 pikë avantazh nga vendi i dytë.

Arsenal vjen pas humbjes në FA Cup ndaj skuadrës së Championship Blackburn ndërsa Bayern pas fitores 2-0 në fushën e Volfsburg. Në Londër ëndërrojnë një mrekulli të tipit Chelsea, që jashtë katërshes së kreut fitoi Champions. Detyra për të mbajtur gjallë ëndrrën i takon Walkot dhe Cazorlas, dy lojtarë krahu që do të mbështeten nga Uilshere. Podolski që ka shënuar 11 gola këtë sezon, nuk përbën frikë pasi nuk i shënon Bajernit prej tre vitesh, edhe pse i ka premtuar me një sms mikut të tij Shvainshtaiger se nuk do ta lë të qetë. Bayerni i plotë i jep luksin gjeneralit Heynkes të lërë në stol Robben. Në 2013 bavarezët kanë fituar të pesta ndeshjet duke shënuar 13 gola dhe për më tepër duke mos pësuar asnjë.

Një tank, që në vitin e kaluar shkoi deri në finale dhe këtë vit ka një Manzukic më shumë. Në pritje të Guardiolës spektakli është i pranishëm. Ndërkohë në dragaoi është një sfidë që projekton të ardhmen sesa të tashmen, sidomos për spektatorët neutral. Malaga e para dhe e pathyer në grup ishte surpriza më e madhe e turneut, pasi kualifikimi erdhi edhe pas problemeve financiare në klub. Pelegrini beson shumë tek Isco, 20 vjecari i konsideruar si ylli i ri i futbollit spanjoll, por duhet të heqë dorë nga Eliseu. Në krahun është Porto e Atsu, ganezit 20 vjecar por edhe e Jackson Martinez, sulmuesi kolumbian pasardhës i Falcaos. Këto pritet të jenë edhe yjet e merkatos së ardhshme, ndërsa kjo sfidë do të shohë skuadrën që do të vijojë më tej.

Lajme të ngjashme

Back to top button