Kina tejkalon SHBA-në në tregun për pajisjet inteligjente

Në nëntor, kompania celulare e shërbimeve të aplikacioneve të shumta njoftoi se Kina ishte në rrugë të mbarë për t’ia kaluar SHBA-së. Sot, shumë persona thonë që kjo ka ndodhur. Kina ka kaluar SHBA-në për t’u bërë vendi i parë në botë për telefona inteligjentë Android e iOS dhe tabletë.

Kompania thotë me besueshmëri se ka aktivitetet në mbi 90 për qind të pajisjeve inteligjente në botë.

Në janar të këtij viti, SHBA dhe Kina ishin përballë njëra-tjetrës për instalimin e pajisjeve inteligjente respektivisht në 222.000.000 dhe 221.000.000. Deri në fund të këtij muaji, studiues të shumtë thonë që do të ndryshojë në 230 milionë në SHBA dhe 246.000.000 në Kinë.

Një faktor që SHBA nuk do të rimarrë kryesimin pas kësaj zhvendosje ndodh për shkak të popullsisë së Kinës (mbi 1.3 miliard njerëz karshi 310 milionë në SHBA). Në fakt, raporti vë në dukje, se i vetmi vend tjetër që përfundimisht mund të sfidojë Kinën është India, e cila ka pak më shumë se 1.2 miliardë njerëz. Por vështirë të ndodhë, pasi Kina sot ka 19 milionë pajisje aktive.

Lajme të ngjashme

Back to top button