Gabimet që i bëjnë femrat

Femrat bëjnë gabime të mëdha kur është në pyetje grimi dhe kjo ndikon edhe që meshkujt të ikin nga to. Mashkulli nuk do të të pëlqente kurrë me sytë e lyer sikur të kanë goditur me grushte, me vetullat korb të zeza dhe të mbushur me pluhur ngjyrë kafe, sikur ke rënë në baltë. Ja disa këshilla se si t’i shmangësh gabime të tilla dhe si të shkëlqesh në sytë e tij.

– Nxirja: Që lëkura të duket si çokollatë, je gati që të zhytesh në pluhur ngjyrë kafe? Bëj kujdes. Nëse nuk e aplikon aty ku duhet, rrezikon të humbasësh linjat e fytyrës dhe ta dërgosh atë kilometra larg. Shfrytëzo pluhura të lehta në zonat reliev (hundë, mollëza dhe mjekër), ku dielli zakonisht godet me më shumë energji. Nëse ke dyshime për nuancën e duhur, zgjidh një produkt dyngjyrësh. Lëkura do errësohet dalëngadalë, pa u bërë si njollë.

– Rimeli: Në rregull, mund ta teprosh me të, por deri në një farë pikë. Jo derisa qerpikët të duken si fals dhe rimeli të trashet aq shumë sa të krijohen kokrriza të shëmtuara. Para se të lyesh qerpikët, pastro mirë furçën me një pecetë të zhytur në detergjent pastrues për grimin. Pastaj përdor dy lloje rimelesh: një volumizues, për të krehur zig-zag rrënjët (mjafton një kalim) dhe një zgjatues për të harkuar majat nga jashtë.

– Buzët: Një shtresë e trashë buzëkuqi ose një teprim me buzëkuqin 24-orësh, mund t’u japin buzëve një pamje aspak të këndshme dhe të thajnë lëkurën. Dhe pastaj, harroji puthjet. Varet edhe nga niveli i hidratimit të mukozës tënde. Zbuti me një dozë të plotë gjalpë kakaoje, pastaj shtrije mirë dhe më pas vendos një shtresë të hollë buzëkuqi kremoz.

– Buzët me laps: Ka perënduar koha e lapsit ngjyrë kafe, që çdo vajzë e mbante në çantë si produktin më të çmuar të grimit. Por edhe peneli është shumë i lodhshëm. Kërkon një dorë të stërvitur dhe rezultat perfekt. Më mirë lyej gishtin tek buzëkuqi dhe pastaj kaloje mbi buzë. Mbi të vendos një shkëlqyes me të njëjtën ngjyrë.

– Sytë: E vështirë të heqësh dorë nga efekti “smoky eyes”, por në ditë të nxehta bën mirë që t’i ulësh pak tonet. Me vapën ndrysho edhe kutinë e pluhurave dhe zëvendësoje të zezën me tone kafe ose gri. Në vend të lapsit, përdor hijezues në formë kremi, shumë të lehta për t’u përhapur me gisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button