Udhërrëfyesi është dorëzuar për inspektim në shërbimet e Ministrisë së punëve të jashtme, sqaroi Zaev për kontestin me Bullgarinë

Duke folur për kontestin me Bullgarinë dhe udhërrëfyesin për përmbushjen e detyrimeve nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, kryeministri Zoran Zaev zbuloi se sot ai është dërguar për inspektim në shërbimet profesionale të Ministrisë së punëve të jashtme. Garancitë, tha ai, i referohen një realizimi më efikas të marrëveshjes dypalëshe, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

“Plani sot u nda për inspektim në të gjitha shërbimet profesionale në Ministrinë e punëve të jashtme. Bëhet fjalë për udhërrëfyesin, bashkëpunimin sektorial që duhet të përcaktohet si përgjigje që të mund të përgatisim konferencën e ardhshme ndërqeveritare. Kjo është shumë e rëndësishme. Kur Bullgaria flet për garancitë, flasim edhe ne, ato janë për të mirën e dy popujve dhe të dy vendeve, e kjo është realizimi edhe më efikas i Marrëveshjes, që do të thotë ndërtim më i shpejtë i hekurudhës midis Kumanovës dhe kufirit Bullgar, në ana tjetër nga Bullgaria deri në vendkalimin kufitar Klepalo në afërsi të Berovës. Bashkëpunim më serioz midis institucioneve, për të cilën mund të shihni se gjatë këtyre disa muajve kemi bashkëpunim të përditshëm”, tha Zaev.

Kryeministri theksoi se qeveria teknike në Sofje ka mundësi kushtetuese për të marrë një vendim dhe kjo është ajo që ai pret. Sidoqoftë, ai përsëriti se megjithëse ka një shans për të bërë një hap përpara në integrimin evropian më 22 qershor, në rast se nuk do të ndodhë, këtu është shtatori kur duhet të ketë qeveri politike në Bullgari.

“Besoj se tani, nën udhëheqjen e dy ministrave të jashtëm, ka mundësi për të harmonizuar pjesët që janë të rëndësishme t’i harmonizojmë në mënyrë për të fituar shans më 22 qershor, kur do të jetë Këshilli i çështjeve të përgjithshme, që të mund të merr vendim. Sigurisht, pritjet duhet të lëshohen për toke. Bullgaria ka qeveri teknike dhe është e lehtë të kuptohet e gjithë kjo, por nuk është e pamundur. Këtu vjen shtatori, sepse në gusht dhe shtator tashmë do të ketë qeveri politike që mund të marrë vendime. Por nëse biem dakord, do të ishte shkëlqyeshëm”, tha Zaev.

Ai përsëriti se propozimi portugez është bazë e mirë dhe paraqet zgjidhje kreative me të cilën merren parasysh të dy palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button