Rreth 180 mijë qytetarë në RMV presin ta pranojnë dozën e parë të vaksinës me “Pfizer”, “Sinovac” dhe “AstraZeneca”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media deklaroi se rreth 180.000 qytetarë momentalisht gjenden në listë dhe presin të pranojnë dozën e parë të vaksinës kundër Covid – 19. Në pyetjen e gazetarëve se nuk ka vaksina të mjaftueshme për aplikim për dozën e parë për qytetarët e paraqitur, ai tha se veç më i ka vendosur në sistem 10 mijë vaksinat Pfizer, të cilët arritën të hënën në vend, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me 500 mijë dozat nga vaksinat kineze “Sinovak”, ministri Filipçe tha se sot në mëngjes ka arritur informatë se në vend mund të preson që kjo porosi të vijë në 7 ditët e ardhshme. Si dhe sasitë e para të vaksinave nga “Sinofarm” dhe vaksinat e “Sinovac” do të arrijnë në shiringa të paketuara paraprakisht, gjë që duhet ta përshpejtojë procedurën e qytetarëve të interesuar.

Edhe përkrah rezervës së vogël rreth datës, Filipçe tha se beson se vaksinat kineze do të arrijnë në 7 ditët e ardhshme. Së bashku me 70 mijë dozat e vaksinave të “AstraZeneca”, të cilët do të arrijnë këto ditë si donacion nga Greqia dhe Bullgaria, Filipçe shpreson se gjendja momentale me numër të vogël të të vaksinuarve me dozën e parë do të ndryshohet tërësisht në 7 – 10 ditët e ardhshme.

Në lidhje me vaksinën ruse “Sputnik V”, Filipçe tha se në komunikimin e tij me ambasadorin rus nuk ka asnjë ndryshim në raportet pas dëbimit të diplomatit rus nga vendi.

Ai po ashtu shtoi se, mbledhja e ardhshme e Komisionit për Sëmundje Infektive do të mbahet para 15 qershorit, ndërsa nëse vazhdon numri i ulët i rasteve të reja me Covid – 19, pas 15 qershorit mund të priten lehtësime shtesë të masave restriktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button