Pirlo: Champions League ëndërra ime

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se triumfi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, do të ishte një realizim ëndrre për skuadrën e tij.

Zonja e Vjetër fitoi në shtëpi të Celticut me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales dhe është pranë kualifikimit në çerekfinale.

“Objektivi ynë këtë sezon është që ta fitojmë sërish Kampionatin. Por edhe Liga e Kampionëve është një ëndërr”.

“Çdo ndeshje në vazhdim të garës është një hap më pranë”, ka deklaruar italiani për Rai Sport.

33-vjeçari e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Milanin, skuadër të cilës i ka uruar sukses në përballjet me Barcelonën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button