Inspektorati Sanitar Shëndetësor:Të punësuarit nuk respektojnë orarin e punës

Inspektorati Shtetëror Sanitar ka njoftuar se nga inspektimi që ka kryer ky inspektorat , të premten nga ora 14.00 deri në orën 15 e 30, është konstatuar se  mjekët dhe të punësuarit e tjerë nëpër disa spitale nuk  e kanë respektuar orarin e punës.

Kështu siç ka informuar drejtori i këtij Inspektorati, Xhevxhes Shaqiri, nga inspektimi është konstatuar se orari i punës nuk është respektuar në  Klinikën e dermatologjisë, të reumatologjisë,  dhe gastroenterohepatologjisë, ndërsa është respektuar në klinikat e  ORL-së, Stomatologjisë, Nevrologjisë, të syve Endokrinologjisë dhe Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori”, transmeton TV Nova.

Lajme të ngjashme

Back to top button