(Video) Gjest jo sportiv i Neymar!

Neymar bëhet protagonist i një episodi të pakëndshëm në ndeshjen ndaj Ponte Preta në kampionatin Paulista në Brazil. Ylli i Santos gjatë takimit së bashku me mbrojtësin e ekipit kundërshtar, Arthur u ndëshkuan me karton të kuq ku për 21-vjeçarin ky ishte i 5 në karrierën e tij.

Neymar u shpreh i habitur nga vendimi i gjyqtarit duke thënë se nuk e kuptoi se çfarë ndodhi pasi të dy lojtarët po përpiqeshin të kapnin topin dhe të dy u penalizuan.

Gjithashtu braziliani tha se asnjëri nuk duhej të ishte ndëshkuar pasi nga të tilla episode futbolli bëhet i mërzitshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button