RMV, 10 persona me KOVID-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, 37 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 3.108 të testuar, 37 persona kanë rezultuar pozitiv në KOVID-19, 10 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 90 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga fillimi i pandemisë është 155.304, të shëruarve 148.798, të vdekurve 5.423, ndërkaq për momentin në RMV ka 1.083 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë: 3 persona nga Shkupi (70, 65 dhe 56-vjeç), 2 nga Kumanova (69 dhe 57-vjeç) dhe nga një nga Tetova (68-vjeç), Velesi (80-vjeç), Koçani (71-vjeç), Dibra (57-vjeç) dhe Krusheva (67-vjeç)”, informojnë nga MSH.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 15
  • Kumanovë 5
  • Prilep 3
  • Tetovë, Gostivar, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë nga 2
  • Manastir, Strumicë, Negotinë dhe Radovish nga 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 50
  • Kumanovë 8
  • Veles 5
  • Tetovë, Strumicë, Koçan dhe Kratovë nga 3
  • Manastir, Gostivar, Kërçovë, Gjecgjeli dhe Negotinë nga 2
  • Strugë, Berovë, Demir Hisar, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica nga 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 68521, Aktiv 441
  • Kumanovë 8830, Aktivi 105
  • Prilep 8304, Aktiv 61
  • Tetovë 7214, Aktiv 45
  • Manastir 6292, Aktiv 54
  • Veles 5468, Aktiv 15
  • Gostivar 5173, Aktiv 24
  • Kavadar 5153, Aktiv 11
  • Ohër 5003, Aktiv 55
  • Shtip 4959, Aktiv 21
  • Strumicë 4111, Aktiv 39
  • Strugë 2980, Aktivi 25
  • Koçan 2787, Aktiv 14
  • Kërçovë 2565, Aktiv 42
  • Gjevgjeli 2191, Aktivi 7
  • Negotinë 2184, Aktivi 8
  • Sveti Nikole 1522, Aktiv 10
  • Resnjë 1234, Aktiv 12
  • Kriva Pallankë 1219, Aktiv 3
  • Radovish 1159, Aktiv 30
  • Berovë 1029, Aktiv 2
  • Dellçevë 971, Aktiv 9
  • Dibër 940, Aktiv 1
  • Vinicë 881, Aktiv 18
  • Probishtip 789, Aktiv 3
  • Vallandovë 666, Aktiv 1
  • Bogdanci 494, Aktiv 2
  • Krushevë 490, Aktiv 4
  • Demir Hisar 397, Aktiv 3
  • Demir Kapi 396, Aktiv 0
  • Kratovë 374, Aktivi 10
  • Makedonski Brod 359, Aktiv 3
  • Pehçevë 268, Aktiv 0
  • Makedonska Kamenica 249, Aktiv 5
  • Dojran 132, Aktiv 0
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button