Anonymous sulmon bankën George K. Baum & Company

Grupi i hacker-ave i njohur si Anonymous njoftoi marrjen nën kontroll të faqes dhe të dhënave të ndjeshme të George K.Baum & Company, një prej bankave investuese më të vjetra në Shtetet e Bashkuara. 

Njoftimi i shpërndarë nga Anonymous shoqërohet me një foto nga faqja e marrë nën kontroll prej tyre. Të gjithë vizitorët e adresës zyrtare të bankës në internet gjejnë shkrimin “Ne jemi në dijeni të financave të tua në këtë bankë, Qeveria e Shteteve të Bashkuara” (We also know about your finances here Government of United States). 

Anonymous pretendon edhe thyerjen e fjalëkalimeve të mbi 600 mijë llogarive nëpër posta elektronike në faqen izraelite “Walla”.

Lajme të ngjashme

Back to top button