CEZ Shqipëri me probleme shumë serioze

CEZ shpërndarje deklaron se investimi në Shqipëri nuk i solli asnjë fitim kompanisë. Përkundrazi, në vendin tonë kompania çeke llogarit një record humbjesh. Përmes një shkrimi në gazetën e Pragës, thuhet se grupi energjetik CEZ, që nga viti 2005, kohë kur ka filluar zgjerimin në tregjet e huaja, ka investuar rreth 2.8 miliardë euro dhe nga të gjitha vendet priten përfitime. Me përjashtim të Shqipërisë.

“Investimet e huaja të CEZ përbëjnë rreth një të pestën e totalit të investimeve që nga viti 2005. Në bazë të të dhënave kthimi i përgjithshëm mbi investimet e huaja ka arritur në 71 për qind. Por CEZ ka probleme të mëdha me operacionet shqiptare’, shprehet zëdhënësja e grupit CEZ, Barbora Pulpanova. Sipas këtij citimi, autoritetet shqiptare i hoqën licencën kompanisë çeke për shpërndarjen e energjisë elektrike, duke bërë që CEZ-i mëmë të humbasë kontrollin mbi firmën e saj në Shqipëri.

Ndërkaq, zëdhënësja rradhit fitimet dhe sukseset e kompanizë, në Poloni, Hungari , Sllovaki, Rumani Turqi e Bullgari.

Në vitin 2009, CEZ bleu 76 për qind të kompanisë shqiptare CEZ Shpërndarje për shumen 102 milionë euro. Në vitin 2010 dhe 2011 firma shqiptare pati një pasqyrë pozitive, por vitin e kaluar ajo u zhyt në humbje. Në fillim të këtij vit, CEZ-it iu hoq licenca e shpërndarjes së energjisë. Pas këtij vendimi, kompania çeke ka ndërmarrë hapa për të përgatitur një arbitrazh kundër shtetit shqiptar mbi dëmet, si pasojë e investimeve të dështuara. Këto dëme llogariten në shumën 5 miliardë korona çeke ose rreth 200 mln euro/ Botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button