RMV, ka arritur edhe një sasi e re e vaksinave Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se në Maqedoninë e Veriut sot ka arritur një sasi prej 11,700 doza të vaksinave Pfizer. Një pjesë e tyre janë prej marrëveshjes së arritur përmes negociatave direkte, ndërsa pjesa tjetër është ndihmë nga BE, transmeton Portalb.mk.

“Pasditen e sotme kanë arritur 11,700 doza të reja nga vaksina e prodhuesit “Pfizer” prej të cilave, 7020 janë përmes negociatave direkte me prodhuesin, ndërsa 4680 doza janë nga BE që i siguron si ndihmë përmes marrëveshjeve trilaterale në kuadër të programit “Tim Evropa”. Këtë program për mbështetje në furnizimin e vaksinave për Ballkanin Perëndimor e ka koordinuar Austria. Sasitë e vaksinave vazhdimisht plotësohen, ju bëj thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim në www.vakcinacija.mk”, ka shkruar Filipçe.

Kujtojmë se, para disa ditëve, presidenti bullgar Rumen Radev ka paralajmëruar sasi të mëdha të vaksinave për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, prej 19 majit Bullgaria mundëson vaksinimin falas të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë pasaportë bullgare, pas hapjes së dy qendrave për vaksinim kundër Kovid-19, duke pasur mundësi të përzgjedhin ndërmjet vaksinës “AstraZeneca”, “Pfizer” dhe “Moderna”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button