Microsoft i detyrohet Francës 70 milionë dollarë

Problemi me kompanitë e mëdha për pagesën e taksave është bërë një fenomen i shpeshtë kohët e fundit.

Muajin e kaluar, fabrika të Nokia-s në Indi u “sulmuan” pasi autoritetet e akuzuan kompaninë për evazion fiskal për një shumë totale prej 545 milionë dollarësh, ndërsa në nëntor të 2012, përfaqësues nga Amazon dhe Google dolën para Komitetit Publik të Llogarive në Mbretërinë e Bashkuar për tu ballafaquar me disa çështjeve shumë të dyshimta në lidhje me politikat e tyre të pagimit të taksave.

Pasi këto dy të fundit iu përgjigjën pjesëtarëve të Parlamentit Britanik, emri i Microsoft filloi të përmendej në media si një tjetër kompani e cila kishte shfrytëzuar disa mangësi të ligjit për të shmangur pagesën e 184 milion Euro taksa brenda 1 viti të vetëm. Më herët këtë vit Microsoft kishte pasur probleme me autoritet tatimore Franceze të cilat po hetonin këtë çështje.

Pas hetimeve të shumta, këto të fundit kërkuan një pagesë prej 52.5 milionë Euro (70 mln USD) nga Microsoft. Problemi qëndron se Microsoft Francë operon si “agjent” i një kompanie tjetër, edhe kjo pjesë e Microsoft, por me bazë në Irlandë.

Për ta thënë ndryshe, Microsoft Francë shet në emër të kompanisë Irlandeze dhe merr komision për çdo shitje. Kompania në Irlandë paguan taksa por me një normë më të ulët se Franca, 33 %.

Të ardhurat nga shitjet janë regjistruar si e ardhur nga shteti Francez dhe sipas ligjit të vet, duhet të taksohen. Si rezultat i hetimeve, tani autoritetet Franceze kërkojne që Microsoft të paguajë 52.5 milionë Euro për të “rregulluar” gabimet e veta. Është me vlerë të përmendet se kjo shumë nuk është një gjobë, por thjesht një rregullim që sipas Francës duhet të kryhet nga ana e Microsoft.

Microsoft u shpreh për BFMTV se është duke paditur Francën për këtë çështje, duke bërë krahasimin se në rast se këto korrigjime do të bëheshin për vitet e kaluara fiskale mund të ndodhte që në fakt të ishin në favor të saj. Franca na jep, Franca na merr….

Lajme të ngjashme

Back to top button