Kryeministri Zaev është për mësim me prani fizike nga shtatori

Komisioni për Sëmundje Infektive është ajo që vendos, por unë do të doja që mësimi prej shtatorit të jetë me prani fizike nëse situata-KOVID atë e lejon, tha sot kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, Zaev informoi se të hënën në ora 09:00 Shtabi duhet që të mbajë mbledhje në të cilën do të kumtohen detajet për lehtësimin eventual të masave në lidhje me restorantet për dasma dhe mundësitë për prani në salla dhe stadiume.

“Për nxënësit kam qëndrim timin. Por, gjithsesi, më e rëndësishme është se si do të jetë situata në fund të gushtit. Megjithatë, unë personalisht jam për mësim me prani fizike. Mendoj se do të kemi gjendje stabile dhe tani, kur numrat janë ulur, do të duhej që të jetë bazë e mirë për mësim me prani fizike. Nëse pastaj ka nevojë do të shkojmë me mbyllje ose masa tjera”, tha kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button