Lëvizje të papritura në futbollin italian, Conte largohet nga Interi, Donaruma nga Milani

Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit. Lajmi që qarkullonte prej rreth 24 orësh në mediat italiane, është bërë zyrtar pasditen e sotme pasi ka qenë vetë klubi zikaltër që ka komunikuar divorcin nëpërmjet një komunikate zyrtare, raporton SS.

“Interi konfirmon se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Antonio Conte, për ndërprerjen e parakohshme të kontratës mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë Antonion për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe që kulmoi me titullin e 19 kampion. Antonio do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë tonë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër.

Vetëm tri ditë pas ceremonisë zyrtare të titullit kampion, i fituar që në fillim të muajit maj, erdhi edhe divorci mes palëve, teksa shkak duket se është bërë ndërprerja e projektit të nisur dy sezone më parë nga palët.

Ndonëse flitej prej javësh që Donnarumma po luante sezonin e fundit me Milanin, lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili foli për kanalin në Twitter të klubit milanez.

“Donnarumma ka qenë lider dhe shpesh herë edhe kapiten i Milanit. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh profesionist, i gatshëm të ndryshosh ngjyrat e fanellës. Është e vështirë ta pranosh, por ne duhet të kemi respekt për ata që i kanë dhënë shumë Milanit dhe nuk e kanë hedhur poshtë asnjëherë. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj më të mirën”, u shpreh Maldini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button